Suksesi në sipërmarrje nuk është i lidhur vetëm me idenë tuaj të biznesit apo me paratë tuaja.
Shumë njerëz kanë ide interesante ose shuma parash që mund t'i investojnë - mirëpo asnjëherë nuk arrijnë sukses në sipërmarrjet e tyre. Nëse ju dëshironi të bëheni një sipërmarrës, qendroni një moment dhe rëflektoni nëse ju i keni ose jo këto karakteristika që pasqyrohen më poshtë. Kini parasysh që edhe nëse nuk i zotëroni këto cilësi ende, ju mundeni t'i zhvilloni ato dhe kështu do të keni rritur shancet për të pasur sukses.
Një nga tiparet më të rëndësishme të sipërmarrësve është vetë-motivimi. Nëse doni të keni sukses, duhet të jeni në gjendje të nxisni veten. Jeni ju që i jepni urdhra vetes, jeni ju që e kontrolloni veten, vendosni detyra, masni objektivat dhe vlerësoni arritjet. Ndaj pjese më e veështirë është të gjeni mënyrën e duhur që të jeni punonjësi i vetes tuaj, ai që pre udhëzim dhe nxitje nga eprori që jeni vetë ju. Gjëja më e mirë për tu bërë është që ju duhet t'i përkushtoheni planit tuaj dhe të vazhdoni të ecni përpara - edhe nëse nuk po merrni një benefit financiar të menjëhershëm.
Si një sipërmarrës, ju duhet ta njihni mirë atë që ofroni dhe çfarë rëndësia ka ajo në tregun që po i drejtoheni. Të njihni karakteristikat e target audiencës që ka nevojë për shërbimet apo produktet tuaja, si edhe çfarë hapësire keni ju në treg. Duke ditur pozicionimin tuaj në treg do të keni mundësi të rriteni.
Sipërmarrësit e suksesshëm e dinë që është shumë e rëndësishme të dinë të marrin risk përsipër. Duke operuar në tërren të sigurt nuk kemi potencialin për ta rritur biznesin në nivelin që dëshirojmë. Kjo nuk nënkupton të merrni çdo risk përsipër, por të kuptoni dhe llogarisni ato rreziqe që nëse merren përsipër, ja vlejnë kur shikojmë rezultatin final.
Ky ndoshta është një nga elementët më të rëndësishëm në sipërmarrje. Ndonjëhrë, ata që ju njihni janë pjesa më e rëndësishme e suksesit tuaj. Disponueshmëria për t'u lidhur me të tjerët dhe zbulimi i mundësive të bashkëpunimit mund t'ju sjellë zhvillim shumë të shpejtë të biznesit tuaj. Merrni pjeseë në evente të ndryshme, lidhuni në kontakt me individë që janë disa hapa më përpara në zhvillimin e biznesit të tyre.
Shpesh kur mendojmë për një sipërmarrës shikohet vetëm pjesa e dukshme e aktivitetit dhe nuk kuptohet ideja që biznesi është një aktivitiet i ditë-për-ditshëm, dhe që nuk ekziston vetëm rezultati final në fund të muajit. Sigurisht ju mund të rekrutoni një zyrë kontabiliteti, por në fund të ditës ju gjithashtu duhet të zotëroni njohuri qoftë edhe bazike të menaxhimit të parave. Kështu mund të merrni vendimet e duhura.
Deri në një farë mase çdo sipërmarrës duhet të dijë të jetë fleksibël dhe të jetë i gatshëm të ndryshojë sipas nevojës. Gjithmonë duhet të jetë alert mbi ndryshimet në industrinë që është pjesë dhe të adaptojë ndryshimet e duhura në proceset e punës, në produktet apo shërbimet e ofruara. Gjithashtu fleksibilitet nevojitet edhe në mënyrën e të menduarit, si një pjesë thelbësore në zgjidhjen e problematikave.
E fundit për tu përmendur, të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm janë pasionantë. Ata e ndjëjnë produktin apo shërbimin e tyre. Është pasioni që do të ngrejë lart motivimin kur ju të ndiheni të lodhur, të sfiduar apo pa kurajon e duhur. Pasioni do ju bëjë të ecni përpara. Pasioni është si karburant për një sipërmarrje të suksesshme. Nëse ju ndjeni se po humbni pasionin, ky është një tregues se ka ardhur koha të merrëni me diçka tjetër. Ka shumë shembuj të sipermarrësve të suksesshëm të cilët krijojnë biznese fitimprurëse, i shesin ato dhe krijojnë biznese të tjera.
Ndërkohë që reflektoni mbi karakteristika tuaja, mendoni se si t'i zhvilloni ato në mënyrë që të beheni sipermarrës të sukseshëm.
Ju ftoj në webinarin informues:
50% Complete
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua.